Sport
Scaloni votoi Mane si më të mirin, tërbohet Messi!


Pak ditë më parë në Zurich u mbajt cermonia për të vlerësuar më të mirët e vitit në futboll. Çmimin FIFA The Best e fitoi Robert Lewandowski me 53 pikë, në vendin e dytë u rendit Cristiano Ronaldo me 38 pikë dhe podiumin e plotësoi Leo Messi me 35 pikë, me polakun që e meritoi plotësisht çmimin e më të mirit. Mënjëherë pas shpalljes së Lewandowskit fitues, janë zbuluar edhe votat e protagonistëve, pikërisht ato të trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare si dhe gazetarëve të përzgjedhur.
Bujën e madhe e bën pikërisht votimi i trajnerit të kombëtares së Argjentinës. Askush nuk e priste, por Scaloni nuk e ka votuar kapitenit e ekipit të tij, Leo Messin, si lojtari i vitit. Në këtë renditje ai ka vlerësuar Sadio Mane me 5 pikë dhe Leo Messin e ka renditur të dytin me 3 pikë, teksa Neymar është vlerësuar me 1 pikë. Një zgjedhje e çuditshme dhe e papritur e trajnerit, që me këtë veprim me siguri ka ndezur zjarrin te Argjentina, me Messin, që nuk pritet ta marrë aspak me sportivitet këtë zgjedhje, me idenë që vjen nga trajneri i ekipit të tij kombëtar. Ndoshta tashmë do të nisë një luftë e hapur mes Scalonit dhe yllit të Barçës.



















