Connect with us

Religjion

Sadaka mbërrin tek Allahu, para se të mbërrijë te dora e të varfrit

Publikuar

më

Transmetohetse Lejth ibn Sa’di ishte
tregtar shumë i suksesshëm i mjaltit. Një ditë, atiji mbërriti një anije plot
me fuçi të mbushura me mjaltë. Kur mësoi për këtë, një grua e moshuar erdhi me
një tas të vogël dhe i tha: “Të lutem ma mbush këtë tas me mjaltë.”
Lejthikëtë e refuzoi, kurse plaka u kthye në shtëpi me duar bosh.

Pas kësaj, Lejthi e urdhëroi një nga
punëtorët e tij që ta kërkonte adresën e plakës dhe t’iaçonte asaj një fuçi të
plotë me mjaltë. Punëtori u habit me veprimin e tij, dhe i tha: “Gruaja
e moshuar të kërkoi t’i mbushesh tasin e saj të vogël me mjaltë dhe ti e
refuzove, kurse tani po ia dërgon një fuçi të plotë me mjaltë!”

Në këtë, Lejthi i tha: “Ajo kërkoi në
proporcion me mundësitë (nevojat) e saj, kurse unë po i jap në proporcion me mundësitë e mia. Sikur ai që jep sadakë, me të vërtetë, do
ta dinte dhe të ishte i vetëdijshëm se sadaka shkon tek Allahu para se të
shkojë te dora e të varfrit, kënaqësia e dhuruesit do të ishte shumë më e madhe
se kënaqësia e atij që merr sadakën.”

A keni ditur për vlerat e mëposhtme të
sadakës:

– Sadaka është një nga portat e xhenetit;

– Sadaka është një nga veprat më të mira,
kurse sadaka më e mirë është të ushqehet i urituri;

– Ditën e Gjykimit, sadaka do ta mbrojë
atë që e ka dhënë dhe do ta largojë nga zjarri i xhehenemit;

– Sadaka e shuan zemërimin e Zotit tonë,
Allahut të Plotfuqishëm, dhe nxehtësinë në varr;

– Sadaka është gjëja më e mirë dhe më e
dobishme që mund të dhurohet në dobi të të vdekurve tanë;

– Sadaka nënkupton pastrimin e shpirtit
dhe shumëzimin e sevabeve dhe veprave tona të mira;

– Sadaka është shkaku i lumturisë dhe kënaqësisë
në këtë botë dhe dritë në fytyrën e atij që jep sadakë, në Ditën e Gjykimit;

– Sadaka është mbrojtje dhe siguri në
Ditën e frikës më të madhe dhe ajo e dëbon pikëllimin për atë që ka kaluar;

– Sadaka është shkaku i faljes dhe
fshirjes së mëkateve;

– Sadaka është një nga parandjenjat e një
fundi të mirë dhe të lumtur të kësaj bote dhe arsye për lutjen e melekut për
atë që jep sadakë;

– Ai që jepshumë sadakë është nga
njerëzit më të mirë, kurse shpërblim nga sadaka do të kenë të gjithë ata që
marrin pjesë në të;

– Atij që jep sadakë i premtohet mirësi e
madhe dhe shpërblim i pamatshëm;

– Dhënia e sadakës është karakteristikë e
njerëzve të devotshëm dhe shkak që ta duan njerëzit;

– Sadaka është shenjë e fisnikërisë dhe
bujarisë;

– Sadaka është shkaku i përgjigjes ndaj
lutjeve dhe eleminimit të telasheve;

– Sadaka i parandalon vështirësitë dhe i mbyll
70 porta të së keqes dhe fatkeqësive në këtë botë;

– Sadaka është shkaku i rritjes së
pasurisë dhe fitores;

– Sadaka është ilaç dhe shërim;

– Sadaka është mbrojtje nga zjarri, përmbytja,
vjedhja dhe përfundimi i keq i jetës së kësaj bote;

– Shpërblimi dhe sevabi i sadakës janë të
garantuar, edhe nëse ka të bëjë me kafshët.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Lajme31 minutes ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe41 minutes ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni1 hour ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri2 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri5 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë6 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni7 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri10 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme10 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK