Connect with us

Sport

Ronaldo: Pa tifozë, e mërzitshme, me mungojnë edhe sharjet

Publikuar

Cristiano Ronaldo ishte protagonist i madh në ceremoninë e “Globe Soccer Awards”, një ngjarje e organizuar në Dubai. Sulmuesi i Juventusit u zgjodh “Lojtari më i Mirë i Shekullit”, duke mposhtur konkurrencën e emrave të tjerë të mëdhenj si Messi, Salah dhe Ronaldinho. Një kënaqësi e madhe personale për kampionin portugez, i cili, në fjalën e rastit, e vuri theksin te rihapja e stadiumeve për tifozët:

“Të luash në një stadium të zbrazët është e mërzitshme. Shëndeti është i rëndësishëm dhe për këtë duhet të respektosh protokollet, por të dalësh fushë pa askënd në tribuna është vërtet e çuditshme.”

Edhe vërshëllimat kontestuese të tifozëve kundërshtarë janë të mirëpritura, mjafton që shkallët e stadiumeve të jenë të bushura.

“Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më tallin dhe më kritikojnë. Një “buu” që marr kur prek topin ose shënoj një gol më motivon shumë. Shpresoj që në vitin 2021 të shohim përsëri njerëz në stadiume”.

NA NDIQ NË FACEBOOK