Sport
Recoba nis një eksperiencë të re, emërohet zëvendës-trajner!


Jetë e re në futboll për Alvaro Recoban. Ish-sulmuesi i Interit i cili njihej për specialitetin e tij që ishin goditjet standarte dhe që ishte pika e dobët e presidentit Massimo Moratti te zikaltrit, është rikthyer te klubi ku mbylli karrierën si futbollist Nacional de Montevideo.
“El Chino” do të jetë ndihmësi i trajnerit Jorge Giordano tek ekipi uruguaian. Nacional renditet përkohësisht në vend të parë të kampionatit latin të futbollit.Ish-sulmuesi i talentuar mbylli karrierën si futbollist vite më parë. Ishte 31 marsi i vitit 2016 dhe Recoba luante ndeshjen e lamtumirës në moshën 40-vjeçare. Tani ka vendosur të jetë sërish pjesë e botës së futbollit. Puna si trajner i tundon dhe përkrah Giordanos do të mësojë sekretet e para të profesionit të ri. 44-vjeçari shpreson që edhe si trajner të arrijë të njëjtat suksese si futbollist.






















