Sport
Reali ndaj Eibar për fitoren e 4-t rresht, Lille-PSG dueli për kreun e Ligue 1!


Reali i Madridit ka rigjetur formën optimale falë tre fitoreve radhazi në kampionat dhe kualifikimit si kokë grupi që arriti në Champions League. Los Blancos këtë të dielë do të mbyllin javën e 14-të të La Ligas me sfidën ndaj Eibar në transfertë. Reali i Zidane do të synojë me të gjitha mënyrat suksesin e 4-t rresht që do ta ngjiste në kuotën e 29 pikëve, po aq sa edhe Atletico Madrid por me dy ndeshje më shumë se Los Colchoneros. Nga java e 14-të e La Ligas në Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Granadas dhe Betis, një duel ku vendasit janë disi më favoritë. Në Supersport në këtë të dielë nuk do të mungojë as Bundesliga gjermane që vjen me dy takime nëpërmjet kanalit Eurosport 2. Pikërisht me sfidat Freiburg-Hertha Berlin dhe Wolfsburg-Shtuttgart. Nga Eredivisie do të keni mundësi të ndiqni dy takime ku spikat Den Haag-Ajax. Në mbrëmje ndërkohë në Ligue 1 do të luhet një supersfidë për kreun pikërisht Lille-Paris Saint Germain, me dy ekipet që do të japin maksimumin për të fituar duke patur parasysh edhe faktin që për momentin janë parakaluar nga Lyon në renditje.






















