Connect with us

Lajme

Rama uron Krishtlindjen: Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

Publikuar

Një urim të veçantë zgjodhi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për festën e Krishtlindjes.

Ai publikoi një fotografi duke i dhuruar çelësat e shtëpisë një familje,shtëpia e së cilës u dëmtua nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, – uron Rama.

Në të 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dita-ditës banorët po kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara, për të kaluar festat e fundivitit në shtëpitë e reja, shkruan Atsh, transmeton Klan Kosova.

Shtëpitë e rindërtuara janë më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që banorët humbën nga tërmeti.

 

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK