Lajme
Rama për vrasjen e Rashës: Akt i paprecedentë, duhet të flasë drejtësia

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një videomesazhi në Facebook, reagoi në lidhje me vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Rama i shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të viktimës, ndërsa ngjarjen e vlerësoi si të paprecedentë dhe kërkoi hetim të plotë.
“Një lajm tronditës. Pamundësia e të qenit këtu shtyu këtë mesazh. Jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë. I shpreh ndjesë publike familjes për humbjen e tyre. E kam të qartë se fjalët janë të pafuqishme përballë dhimbjes së familjarëve. Efektivi ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri tani. Pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri vrasja ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit, bashkë me zbardhjen e ngjarjes”.
“Autori do të gjykohet nga organet e drejtësisë në paanësi. Akti i tij ngjan i pakuptimtë, por drejtësia ka barrën e fundit. Sado i madh është padurimi për ta vënë në vend drejtësinë, drejtësia ka nevojë për të hetuar. Drejtësisë i duhet koha e saj”, tha Rama. /A2 CNN
.



















