Connect with us

Lajme

Qeveria shqiptare i reagon ashpër Kurtit, ia kujton kohën kur Njësia Speciale bastiste zyret e VV-së

Publikuar

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe ka thënë se herën e fundit kur ka folur për zhvillimet në Kosovë, Njësia Speciale atë kohë hynte në zyret e VV-së e armatosur rëndë, pasi që kjo parti ishte përfshirë në veprime të dhunshme. Braçe ka thënë tutje se teoria e Kurtit është gabim, pasi që sipas tij ai mendon se dhuna është mjet për të ardhur në pushtet.

Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes këtu, me një kthim të fortë pas e të pangopshëm përsëri e përsëri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek një pushtet familjar, të hap ty rrugën për pushtet në Prishtinë apo anasjelltas, një fitore e jotja dhe 200 spartanëve në Prishtinë, rrëzon Partinë Socialiste në Tiranë; Por e ke shumë gabim! Veçanërisht kur legjitimon dhunën-revolte e quan ti, si instrument për të ardhur në pushtet”, ka shkruar ai. “A e mban mend Albin se ata që vranë Arbenin dhe Monin, Astritin në biruce më pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndëshkuan, as atëherë e as sot?”, ka shkruar tutje ai duke i reaguar Kurtit.

Postimi i plotë:

Pse kaq stres Albin ?! Herën e fundit që kam folur për zhvillimet e brendshme, të lirisë e demokracise, politikës në Kosovë, ka qënë kur një njësi speciale hyri në zyrat e vetëvendosjes e armatosur rëndë dhe, u përfshi në veprime të dhunshme ndaj kujtdo aty, përfshi gratë e vajzat. Legjitime për një shumicë njerëzish pas sulmeve e shkatërrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike në Prishtinë, të papranueshme të dyja-shkatërrimet dhe hyrja e armatosur në një seli partie, për mua në Tiranë.

Pa meri se ti, në një rast ku e ku me kriminal nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorisë për të prishur hetimin, gjykimin, 21 Janari, na bëre përgjegjës ne, mua dhe shokët e mi me te pavërtetën banale se “nuk i dolëm për zot njerëzve”. Parimet vlejnë në çdo kohë e në çdo rast!

Të parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve, te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret! Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane;

Por e ke shumë gabim! Veçanërisht kur legjitimon dhunën revolte e quan ti, si instrument për të ardhur në pushtet. E njoh rolin tënd vendimtar, përmes metodave të njëjta që kurrë revoltën se bën votë popullore e votën shumicë legjitime në institucione; Madje dhe eksportin e këtij roli, natyrisht një imitim banal prej kanakareve familjare të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndërkohë që këta të dy janë binjakët origjinale në dhunën e tyre.

Por një gjë nuk arrij ta kuptoj; Përse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakarët e tyre familjare, jua mohoni shqiptarëve të qenit normale? Të ulerijnë, të shfryjnë, të revoltohen me votë!

Si ka mundësi që ti revoltën e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik? Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete?

Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua, rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?

E di perse? Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj, u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!

A e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atehere e as sot? A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot?

U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit! A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra, ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre, ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje, jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?;

I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit! NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ! Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berihes,

Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare! Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit! Është çështje drejtësie dhe sjelljeje përkundër një proçesi të drejtë, transparent, ligjor e të barabarte! Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim;

Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh, ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale. E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin. Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret;

Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje. Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to;

Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin. Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone;

Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, egzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik, te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.

Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit;

Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “KONCESIONI I CHECK UP”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.

Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli! Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, te cilat as femijet e revoltes si lane ti shihnin.

Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje; I pari, referuar akteve te dhunes: Eshte varferia qe sjell dhunen. I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat, ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?

Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty; Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht. Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi.

Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.

Varferia nuk don meshire por te drejte; Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi. Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase;

Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon! Duhet te biem dakord per kete Albin, pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK