Lajme
Qeveria jep dritë jeshile/ Ja kur hyjnë në fuqi masat e reja në Maqedoni

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Këtë e njoftoi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin e Shëndetisisë Venko Filipçe.
“Qeveria ka sjell vendim që të pranoj rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Masat do të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor (e premte) dhe do të zgjasin deri më 20 janar në mesnatë, me qëllim që të shmanget rritje e të infektuarve me Kovid-19. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, grumbullimi i më shumë personave në hapësira të hapura dhe të mbyllura në prag të festave të fund-vitit, e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.
Në ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe tha se gjendja me kovid-19 është stabile por edhe më tej është numri i madh i rasteve të reja dhe i personave të shtruar në spital.
Autoritetet apeluan për përgjegjësi më të madhe nga ana e qytetarëve me qëllim që të ndihmohet ne ndalimin e përhapjes së virusit.















