Lajme
Protestuesit sulmojnë një makinë policie në Bulevard, brenda saj edhe një polic

Protestuesit kanë sulmuar një makinë të policisë, e cila ishte e parkuar në bulevardin përpara kryeministrisë. Agjenti policor ishte brenda makinës, ndërkohë që të rinjtë kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta automjetin.
Efektivi ka ngritur duart lart në shenjë të mos bërjes rezistencë apo reagim ndaj këtij sulmi. Në momentin që ai ka gjetur hapësirë e nevojshme për të lëvizur makinën, është larguar për t’ishpëtuar sulmit.





















