Lajme
Protestuesit i vënë flakën edhe pemës në sheshin ”Skënderbej”

Protestuesit në Tiranë kanë vijuar protestën për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha deri në sheshin ”Skënderbej” ku i kanë vënë flakën pemës së Krishtlindjeve.
Më parë, protestuesit kishin djegur edhe pemën e Krishtlindjeve që ishte vendosur para Kryeministrisë, shkruan TCh.
Qindra qytetarë u bënë bashkë mbrëmjen e sotme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit, nga një zyrtar policor.
.





















