Connect with us

Lajme

Protesta nis me konfrontime: Gurë drejt policisë, policia i shpërndan me ujë me presion

Publikuar

Është rikthyer sërish sot protesta për eliminimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektiv i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, pasi kishte shkelur orën policore.

Siç edhe ishte paralajmëruar në orën 18:00 protestuesit janë mbledhur tek Kryeministria ndryshe nga protestat e tjera ku pikënisja ka qenë Ministria e Brendshme.

Vetëm pak minuta pas nisjes protestuesit kanë sulmuar policinë me gurë e sende të forta dhe FNSH është kundërpërgjigjur duke shpërndarë ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt në ministrinë e Brendshme, protestuesit kanë paraqitur tre kërkesa të tjera: Largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ndalimin e dhunës policore dhe reformim të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në terren do të jenë rreth 900 punonjës policie për mbarëvajtjen e protestës, si dhe janë instaluar kamera shtesë pranë institucioneve qeveritare.

Do të kenë të një shtrirje të policisë jo vetëm tek kryeministria, por edhe në institucione të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministritë përgjatë Bulevardit.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK