Connect with us

Lajme

Protesta e dhunshme e të rinjve, 8 policë përfundojnë me urgjencë në spital

Published

on

Qindra të rinj janë ngritur në protestë pasditen e sotme pas vrasjes së Klodian Rashës dy ditë më parë nga efektivi i policisë.

Forcat Speciale dhe policia kanë zmbrapsur me spraj dhe gaz lotsjellës protestuesit para Kryeministrisë, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës.

Ndërsa protesta vazhdon prej më shumë se dy orësh, tetë efektivë policie sipas News 24 kanë përfunduar në spital duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, godina qeveritare është “blinduar” nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ata kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë thyer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

NA NDIQ NË FACEBOOK