Religjion
…Prandaj kjo botë quhet dynja

Një grua e moshuar me flokë të thinjura hyri në barnatore dhe e pyeti farmacisten:“Bijë, a keni ndonjë gjë për flokët e thinjura?”
Farmacistja u përgjigj me mirësi: “Sigurisht
se po, zonjë, ne për flokët e thinjura kemi respekt të thellë.”
Thuhet: “Të vdekurit janë të robëruar
në varret e tyre dhe pendohen për gjërat që u kanë kaluar ose ikanë humbur. Të
gjallët janë të robëruar me këtë botë dhe vriten për ato për të cilat pendohen ata
që janë në varre. As të vdekurit nuk mund të kthehen për t’i riparuar ato që i kanë
prishur, as të gjallët nga kjo nuk po marrin mësim.”
Ju mund të jetoni në pallat, por jetën ta
keni të ngushtë.
Ju mund të jetoni në kasolle të rrënuar
apo në shpellë, por Allahu t’ua zgjerojë gjoksin tuaj dhe të jeni të lumtur.
Ju mund të keni shumë vëllezër dhe miq, por
të jeni të vetmuar, ndërsa mund të jeni të vetëm, por përreth vetes të keni
shumë vëllezër dhe miq.
Ndonjëherëdo të shihni sesi miqtë tuaj ju
fyejnë dhe ju punojnë pas shpine, ndërsa ndonjëherë do të shihni sesi armiqtë
tuaj ua shpëtojnë jetën.
Ndonjëherë i shihni të pasurit duke u
marrë me ryshfet dhe korrupsion, kurse të varfrit duke dhënësadakë. Prandaj kjo
botë quhet dynja.
Thuhet: “Nëna është e vetmja
krijesë, e cila edhe në lutje e harron veten dhe nevojat e saj, sepse ajo është
e angazhuar duke bërë lutje për fëmijët e saj.”
Ështëpyetur një njeri i mençur: “Pse
i bënmirësi atij që ty të bën keq?”
Është përgjigj: “Sepse unë me bamirësinë time e bëj më të mirë jetën e
tij, më të bukur ditën time, më të forta dhe më të qëndrueshme parimet e mia,
kurse zemrën dhe shpirtin tim i bëj më të pastër.”
Ka thënë hz. Aliu (r.a.):
“Pesë gjëra njihen përmes pesë të tjerave:
1- pema njihet nga frytet e saj,
2- gruajanjihet kur mbetet pa burrë,
3- mikunjihet në vështirësi,
4- besimtari njihet në sprovë, dhe
5- njeriu fisnik njihet në nevojë.”
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)




















