Connect with us

Sport

Përballje mes legjendave, Tirana fiton garën treshe ndaj Dinamos e Partizanit

Publikuar

Tre skuadrat kryesore të kryeqytetit, të cilat i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, Tirana, Dinamo dhe Partizani u vunë përballë sot në një garë treshe mes ish futbollistëve legjendarë të secilit ekip.

Të tre skuadrat u përballën me njëra-tjetrën dhe Tirana u shpall fituese, pasi u mposht nga Dinamo me penallti, por fitoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Partizanit, ndërsa nga ana tjetër “të kuqtë” fituan me penallti ndaj Dinamos.

Të gjithë ndeshjet u transmetuan live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ndërsa protagonistët përshëndetën këtë organizim dhe bënë apel për më shumë turne të tilla, që janë jo vetëm nostalgjike, por edhe prodhojnë spektakël.

NA NDIQ NË FACEBOOK