Connect with us

Lajme

PDIU-Ramës: Dil para shqiptarëve dhe sqaro çfarë premtove në ‘darkën e gabuar’

Publikuar

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë, e cila miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Përmes një deklarate për mediat PDIU thekson se kryeministri Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me homologun e Greqisë Micotaqis në shtator.

Mes të tjerash PDIU thekson se shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë ‘darkë të gabuar’ dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Deklarata e plotë e PDIU-së:

Në ditën kur kremtohen Krishtilindjet dhe në një periudhë kur Greqia përballet me një frustrim popullor për shkak të pandemisë Covid-19, Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Jon deri në 12 milje.

Në 27 gusht 2020, Kryeministri Edi Rama shprehej se ‘e vërteta është e thjeshtë dhe se sipas konventave ndërkombëtare Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar 12 milje në hapësirën e Detit Jon’. Populli me të drejtë e pyet sot Edi Ramën? Kjo është ‘e vërteta’ që ti kishe menduar?

Ndërkohë, sjellim në vëmendje që opinionit publik që Neni 15 i ‘Konventës mbi të Drejtën e Detit’ të Montego Bay qartëson  se ‘për të zgjeruar detin territorial, palët duhet të kenë arritur marrëveshje’.  Ndaj, Edi Rama duhet të dalë para shqiptarëve dhe të japë shpjegime se çfarë marrëveshjeje ka arritur me Kryeministrin e Greqisë Micotaqis në shtator. Shqiptarët sot duan të dinë se çfarë i është premtuar Edi Ramës në këtë ‘darkë të gabuar’ dhe më pas gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Dendias në Tiranë.

Shqiptarët sot duan të dëgjojnë se cilat janë të drejtat dhe pretendimet e Republikës së Shqipërisë për delimitimin e ujërave në Detin Jon dhe projekti ku parashtrohen këto pretendime.

Ne presim të dëgjojmë nga Edi Rama agjendën shqiptare të përfaqësimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,  informacionin mbi abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë dhe ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. 

Deri tani Edi Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka justifikuar pretendimet e palës greke. Kryeministri shqiptar nuk ka dëgjuar popullin e tij, opozitën, institucionin e presidentit dhe as ekspertët e çështjeve të detit. Ndërsa shqiptarët presin ndarjen e drejtë të hapësirës detare në Gjykatën Ndërkombëtare, nga shteti ynë ka një heshtje varri, që tregon qartë ‘marrëveshjen’ e arritur mes dy palëve. Por, e vërteta që ndan Kryeministri me Greqinë për delimitimin e kufirit tonë, nuk është e vërteta e popullit shqiptar.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncon bërjen fakt të agjendës greke për zgjerimin me 12 milje në ujërat e Detit Jon. Ne i thërrasim shqiptarët në protestë për të kundërshtuar këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit tonë detar dhe për të dhënë mesazhin që do të mbrojmë interesat kombëtare me çdo kusht dhe në çdo kohë.

Maqedoni3 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri33 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport52 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK