Connect with us

Lajme

PD tjetër denoncim për Rindërtimin, Duma: Durrësi totalisht i braktisur, asnjë ndërtim s’ka mbaruar. 99.1% e fondit limit është akorduar

Publikuar

Partia Demokratike ka ardhur sot me një tjetër video denoncuese, kësaj radhe nga ish-deputetja Grida Duma.

Duma nga Durrësit thotë se qyteti bregdetar, një prej më të goditurve nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 sot një vit pas fatkeqësisë është totalisht i braktisur teksa thekson se asnjë ndërtim s’ka mbaruar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA

Të dashur qytetarë!
26 nëntori i vitit të shkuar ishte një ditë e trishtë. Sytë dhe zemrat e të gjithëve ishin në Durrës. Në ditët që vijuan, përjetuam luftën për mbijetesë, tragjeditë e familjeve për humbjet e jetëve dhe fatkeqësinë e qytetarëve durrsakë, të cilët mbetën pa shtëpi.

Mes vështirësive të atyre ditëve, qytetarët duruan edhe propagandën e shëmtuar të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, të qeverisë dhe bashkisë së Durrësit.

Premtimet e mëdha se Durrësi do të rindërtohej shumë shpejt, se askush nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë, se banorët do të kishin shtëpitë e humbura shumë shpejt, rezultuan një mashtrim i frikshëm dhe i pamëshirshëm.

Sot, një vit pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, Durrësi është totalisht i braktisur. Nuk ka as edhe një ndërtim të vetëm të mbaruar. Zero!

Sot, përgjegjësia bie mbi pushtetarët në Durrës!

Dilni dhe shpjegojuni familjeve pse janë akoma mes 4 rrugëve?

Pse u deshën 7 muaj për disa dokumente dhe 2 muaj të tjerë për të hapur një tender shumë të dyshimtë?

Pse nga 21 milion euro të akorduara, vetëm 1/3 e shumës është vënë në dispozicion të rindërtimit të pallateve të dëmtuara?
Faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta paguajnë në 25 prill, “Hajdutët e Fatkeqësisë” me në krye Edi Ramën.

Qytetarët e Durrësit me kthjelltësinë e tyre do të ndëshkojnë me votë “Hajdutët e Fatkeqësisë”, për t’i hapur rrugë rindërtimit të shpejtë të shtëpive të durrsakëve dhe gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK