Connect with us

Lajme

“Pamjet dëshmojnë se PD dhe LSI fshihen pas protestave të dhunshme”

Publikuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur sot se, kanë në dispozicion pamje filmike që tregojë aktorët politikë të PD-së dhe LSI-së që fshihen pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit. Ministrja thotë se, Prokuroria duhet të hetojë dhe tregojë se kush fshihet pas protestave të të miturve.

“Absolutisht. Si ministri i drejtësisë, si kryeministri e çdo qytetar duhet t’ia lërë në dorë organeve të drejtësisë. Jam prekur nga letra e shkruar nga babai i Klodian Rashës. Protestat e dhunshme nuk do të japin drejtësi për 25-vjeçarin.

Deklaratat e faktorit ndërkombëtar, ambasadorëve i kanë dhënë qartësisht se protestat janë mekanizëm i rëndësishëm për demokracinë por kur kthehen të dhunshme janë të paligjshme. Ato i janë drejtuar partive politike të distancohen nga dhuna në protesta.

Policia do të kryejë punën e tyre. Do të duhet të menaxhojnë situatën që këto protesta të zbehen. Kemi rolin si shoqëri t’u bëjmë thirrje prindërve të të miturve që të kontrollojnë fëmijët e tyre që po përdoren politikisht.

Të gjithë duhet të kemi mundësinë t’u bëjmë thirrje organizatorëve që të shmangin aktet e dhunës. Ne kemi parë eksponentë të partive politike që kanë qenë pjesë e këtyre protestave.

Prokuroria duhet të hetojë se kush qëndron pas protestave të të miturve. Ata nuk e kanë idenë as se çfarë po kryejnë.

Pamjet me figurë e zë dëshmojnë se kanë qenë aktorë politikë të PD-së dhe LSI-së. Nuk besoj që dikush mendon se Voltana Ademi nuk ishte në protestë kur e kemi me zë e figurë. Nuk pres që kryebashkiakja të marrë gurë të godasë në protestë”,– shprehet Gjonaj./K.C/dritare.net

Maqedoni44 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri1 hour ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport2 hours ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni4 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme4 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri4 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK