Connect with us

Lajme

Nis me tensione protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës

Publikuar

Edhe këtë të premte ashtu siç u paralajmërua është zhvilluar protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Kapsolle, gurë, tension janë raportuar mbrëmjen e sotme në këtë protestë.

Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, me thirrjet “Poshtë diktatura”.

Protestës së sotme i janë bashkuar ish-deputetë të LSI, Përparim Spahiu, Silva Caka, Erisa Xhixho

Po ashtu protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK