Sport
Nga futbolli në politikë, portieri goleador hedh kandidaturën për president!


Nga futbolli në politikë, është kjo rruga që ka ndjekur ish-portieri legjendar i Paraguait Jose Luis-Chilavert. Ai njihet nga të gjithë fansat e futbollit si një portier me aftësi të jashtëzakonshme jo vetëm mes shtyllave por edhe për të gjetur rrugën e rrjetës nëpërmjet goditjeve standarte. Tashmë Chilavert është fokusuar në një tjetër fushë pikërisht në atë të politikës teksa ka hedhur kandidaturën për president. nKëtë lajm e ka zbuluar gazeta kombëtare “La Nacion”, që konfirmon kandidaturën e Chilavert-it. Tashmë është shpërndarë dhe fletushka e tij në vend me moton “Krenar që jam paraguaian”. Jose ka luajtur për kombëtaren e tij nga viti 1989 deri në 2003 dhe ka zhvilluar plot 74 ndeshje. Edhe pse ai ishte një portier, kjo nuk e pengonte atë të shënonte, pasi ka arritur ta dërgojë topin 8 herë në rrjetë. Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në vitin 2023.






















