Lajme
Neymar shënon gol të bukur nga një kënd i vështirë ndaj Manchester United

PSG ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United që në fillim të ndeshjes të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Francezët ndërmorën një aksion të bukur nga mes i fushës, ku me disa pasime erdhën te porta e United.
Nga një top i kthyer Neymar arriti të shënojë nga një kënd i vështirë për 1-0.
Kjo ndeshje është e vlefshme për të dy skuadrat pasi që ende grupi është i hapur dhe fitorja e RB Leipzing ndaj Basaksehir ua ka vështirësuar punët gjigantëve evropian.
Le but de Neymar
pic.twitter.com/4GQlyrHVbF
— NeymarFR (@NeymarFr_) December 2, 2020
.





















