Connect with us

Uncategorized

Në prag të nisjes së vaksinimit – Eksperti Fauçi ka një thirrje për qytetarët

Publikuar

Epidemiologu amerikan Entoni Fauçi u bëri thirrje qytetarëve që “të jenë pjesë e zgjidhjes” dhe të vaksinohen kur vaksina e koronavirusit të jetë në dispozicion, ndërsa SHBA-ja përgatitet për fazën e parë të imunizimit kundër Kovid-19, shkruan CNN.

“Thuani që nuk do të jeni personi, përmes të cilit virusi do të kalojë tek një person tjetër, ndaloni transmetimin e Kovid-19”, shkroi Fauçi në Fejsbuk.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, virusi po përhapet me shpejtësi në SHBA, ndërsa muajin e kaluar 20 herë është shënuar numër rekord i pacientëve të shtruar në spital për shkak të Kovid-19. Numri i fundit më i lartë i pacientëve të hospitalizuar u regjistrua të hënën, kur u konfirmua që 96.039 njerëz ishin në spital.

Deri më tani, 13.5 milionë raste të Kovid-19 dhe 268.045 vdekje janë raportuar në vend.

Vaksinimi do të fillojë ditën e dorëzimit të vaksinave ose të nesërmen, thonë zyrtarët.

“Edhe pasi vaksinimi fillon në dhjetor, nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për imunizim masiv deri në prill ose maj të vitit 2021”, tha Fauçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK