Connect with us

Lajme

Në kërkim për trafik droge, ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarë

Publikuar

Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Shtetit bënë me dije se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. Xh, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge, shkruan Ballkanweb.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK