Connect with us

Lajme

Në disa komuna maqedonase po dyfishohet numri i shqiptarëve

Publikuar

Në disa komuna të Republikës së Maqedonisë ku me regjistrimin e vitit 2002 kishte numër të vogël të shqiptarëve, tani ka ndryshuar statistika. Në këto rajone është dyfishuar prezenca e elementit shqiptarë. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Çashkës kishte vetëm 2738 (35.23%) banorë shqiptarë. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 116 foshnje shqiptare ose në përqindje 79, 5 për qind.

Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 773 nxënës ose në përqindje 70 për qind. Në komunën e Dollnenit, sipas regjistrimit të vitit 2002 janë regjistruar 3616 banorë ose 26, 6 në përqindje. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 78 foshnje shqiptare ose në përqindje 47 për qind.

Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 647 nxënës ose në përqindje 35/7 për qind. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Butelit kishte 9107 (25.2%) banorë shqiptarë. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 247 foshnje shqiptare ose në përqindje 51 për qind.

Ndërsa, në Rajonin e Shkupit (Shkupi me rrethinë), kjo shifër arrin në 40% foshnja të lindura të bashkësisë etnike shqiptare. Bëhet fjalë vetëm për foshnjat e lindura në vend. Këto statistika ja dhënë nga Ridvan Ismaili, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK