Connect with us

Sport

Ndryshimi i trajnerit jep efekt, B. Dortmund rikthehet te fitorja

Publikuar

më

Shkarkimi i trajnerit Lucien Favre i ka bërë mirë Borussias së Dortmundit, që mbrëmjen e sotme u rikthye te fitorja e munguar që prej 21 nëntorit, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 në transfertën e “Weserstadion” ndaj Werder Bremen.

Trajneri i përkohshëm i verdhezinjve, Edin Terzic kishte vendosur t’i besojë aktivizimin nga minuta e parë sulmuesit 16-vjeçar Moukoko, ndërsa golin e parë për Borussian e shënoi mbrojtësi portugez Raphael Guerreiro në minutën e 12’ të takimit.

Werder riktheu baraspeshën në minutën e 28’ me anë të Mohwald, ndërsa 12 minuta para fundit të ndeshjes ishte kapiteni i Borussias Marco Reus që ekzekutoi një 11-metërsh dhe në tentativën e parë topi u grushtua nga portieri Pavlenka, por më pas sulmuesi ia doli ta shtyjë në rrjetë dhe të vulosë fitoren e verdhezinjve.

Tri ditë pas fitores së bujshme 1-5 në “Signal Iduna park” ndaj Borussia Dortmund, Stuttgart u rikthye të luajë në “Mercedes Arena” përballë kryeqytetasve të Union Berlin dhe mori një pikë falë barazimit 2-2.

Miqtë nga Berlini zhbllokuan ndeshjen me Friedrich në minutën e katërt dhe më pas në të 77-ën dyfishuan shifrat me Awoniyi, por Kalajdzic shpëtoi Stuttgartin, duke shënuar dy herë në 5 minutat e fundit dhe duke vulosur rezultatin 2-2.

Sfida tjetër e mbrëmjes, mes Herthës së Berlinit dhe Mainz, përfundoi në barazim pa gola, ndërsa më herët Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3.

Spektakël dhe gola në Frankfurt, Stindl shmang humbjen e Borussia M.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni5 minutes ago

Grubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymuese

Shqipëri35 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri4 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme5 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni6 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni9 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

NA NDIQ NË FACEBOOK