Connect with us

Lajme

Naim Sinani: Valon, je ka e tepron me ofendime!

Publikuar

Reagime të shumta në opinion kanë shkaktuar ofendimet e gazetarit Valon Syla ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.

Naim Sinani, opinionist nga Shkupi duke dënuar fjalorin përçarës te Sylës, thekson se persona me atë gjuhë nuk meritojnë hapsirë televizive.

“Askush e as gazetari e analisti Valon Syla, nuk guxon ti ndajë e ofendojë shqiptarët në bazë të krahinave, apo shqiptarët e diasporës. Nëse dikush në mes të Prishtinës e rrahu zotriun në fjalë, ai ishte një akt i pa pranueshëm, pasi për mua dhuna është e pa pranueshme nga kushdo dhe ndaj kujtëdo qoftë. Por liria e shprehjes nuk nënkupton të drejtën që kur të rrahin në Prishtinë pasi e ofendove diasporën, tani ti provokosh dhe ofendosh shqiptarët e Maqedonisë. Të tillët që përdorin fjalorë përçarës, nuk meritojnë hapsirë televizive, aq më pak kur për ato dreq klikime e bëjnë kabullë (pranojnë) edhe dajakun. Fundja kur foli për shqiptarët e Maqedonisë që e paskan ofenduar, pse Valoni nuk tha se ka pasur edhe disa gazetarë e intelektual në Maqedoni që e dënuam dhunën ndaj tij!”, ka shkruar në rrjetin social FB, Naim Sinani.

NA NDIQ NË FACEBOOK