Lajme
Mustafa: Do t’i heqim vijat e kuqe

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik.“Për koalicione po ju njoftoj se nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik, përpos asaj që si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfqësues të ndonjë subjekti të vogël politik por gjithsesi vetëm me listën e LDK-së”, tha ai.Lidhur me “vijat e kuqe”, Mustafa tha se LDK-ja do t’i heq ato sepse sipas tij nuk ka hapësirë më në Kosovë të zbatojnë “vija të kuqe”.
“Këto vija të kuqe, jam i bindur se do t’i heqim, do t’i mënjanojmë për të gjitha subjektet politike të cilat hyjnë në garë dhe të cilat nesër do të jenë subjekte në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Mustafa.Kryesia e LDK-së ka marrë vendim sot që Avdullah Hoti të jetë kandidati i tyre për kryeministër. Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen në fillim të vitit 2021 pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se qeveria Hoti është zgjedhur jashtëligjshëm.
.




















