Connect with us

Religjion

Mitet rreth ‘Murit Izraelit të Ndarjes’

Publikuar

Në vitin 2002, Izraeli vendosi të ndërtojë të ashtuquajturin
‘Mur ndarjeje’. Në vitin 2003, ata më e kishin filluar ndërtimin e strukturës
kolosale, e cila në shumë pjesë kishte hyrë thellë në Bregun Perëndimor,
territorin palestinez që Izraeli e okupoi në Luftën Gjashtë Ditore të vitin
1967.

Përafërsisht 65.3% (465 km) e strukturës së parashikuar të
gjatë 712 kilometra ka përfunduar, nga të cilat 85% hynë brenda Bregut
Perëndimor.

Rruga e tij përmes territorit të okupuar të Bregut
Perëndimor do të thotë se ‘muri’ cenon drejtpërdrejt të drejtat dhe jetën e mbi
210,000 palestinezëve që banojnë në 67 fshatra, qytete dhe qytete. Duhet
theksuar se ky territor ilegal çdo ditë shtohet në dëm të Palestinezëve.

Në 16 vitet që nga fillimi i ndërtimit të ‘murit të ndarjes’,
jeta e gati tre milion palestinezëve që jetojnë në Bregun e okupuar Perëndimor dhe
në Kuds (Jeruzalem) është transformuar pothuajse përtej durimit. Pikat e
kontrollit ushtarak tani janë pjesë e rutinës së përditshme. Muri i shkëput
palestinezët nga tokat e tyre; banorët e Kudsit janë të ndarë nga anëtarët e
familjes; ambulancat dhe pacientët nuk mund të arrijnë në spitale; foshnjat
lindin në rrugë, etj.

Pavarësisht gjithë kësaj, mitet janë të shumta për ‘Murin e
Ndarjes’ që minimizon ndikimin e tij mbi palestinezët dhe e përshkruan atë vetëm
si një aspekt të gjoja “okupimit beninj”. Seksionet e tij janë bërë
spektakle, të dubluar me art rrugor dhe të tregtuar si një atraksion turistik.
Gjuha e “sigurisë” përdoret shpesh vetëm për ta justifikuar
ekzistencën e saj.

Kohëve të fundit vihet re se jepen dukshëm më pak leje për
të hyrë në tokën palestineze prapa Barrierës

Studimet e fundit tregojnë rënie të ndjeshme të numrit të
lejeve të dhëna nga autoritetet okupatore izraelite për fermerët dhe punëtorët
palestinezë për të hyrë në tokën e tyre në Bregun Perëndimor prapa Barrierës.
Sipas të dhënave zyrtare të marra nga organizata izraelite HaMoking, shkalla e
miratimit për lejet për pronarët e tokave ra nga 76 përqind e aplikimeve në
2014 në 28%në Nëntor të vitit 2018. Lejet e lëshuara për punëtorët e bujqësisë
ranë nga 70% në 50% të aplikimeve për periudhën e njëjtë.

Shkëputje nga botimi: 7 mitet për “Murin Izraelit të ndarjes”, Rebecca Stead
Përshtati: Lutfi Muaremi

[[email protected]]

NA NDIQ NË FACEBOOK