Connect with us

Lajme

Ministri Hoxha në Prilep, ndërpriten protestat e prodhuesve të duhanit

Publikuar

Pas takimit me prodhuesit e duhanit në Prilep, ministri i bujqësisë, Arianit Hoxha, ka arritur të bind të protestuesit të ndërprejnë protestat dhe të vazhdojnë takimet me zyrtarët qeveritar me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pakënaqësitë e duhanprodhuesve.

“E para dhe më e rëndësishmja, ne jemi në fillim të blerjes dhe është herët të thuhet se cila do të jetë blerja e duhanit këtë vit. Unë e di gjendjen e vështirë të kultivuesve të duhanit, dhe të gjitha përpjekjet dhe emocionet janë të forta, por ne duhet të jemi realist dhe të flasim për atë që Qeveria mund të ndihmojë në këtë rast. Ne nuk mund të ndikojmë në çmim, kompanitë blerëse janë kompani private. Qeveria mund të sigurojë subvencione, edhe atë 30% të buxhetit të përgjithshëm për subvencione të drejtpërdrejta për të gjithë fermerët dhe blegtorët, shkojnë për prodhuesit e duhanit”, ka thënë ministri Hoxha gjatë takimit me duhanprodhuesit.

Këtë vit, ka shtuar ai, të gjithë prodhuesit bien dakord se cilësia e duhanit është pak më i ulët se vitin e kaluar, por thonë se vlerësimi është dy klasa nën atë që është realiste.

“Kjo është arsyeja pse sot kemi rënë dakord të ulemi në të njëjtën tryezë deri të premten, MBPEU si institucion, blerësit dhe prodhuesit e duhanit dhe të përballemi me argumentet e të dy palëve. Deri atëherë, kemi rënë dakord që protestat të ndërpriten”, tha ministri Arjanit Hoxha, pas takimit me Bordin iniciues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit nga rajoni i Prilepit. (koha.mk)

Lajme58 minutes ago

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

Kosovë1 hour ago

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Kosovë3 hours ago

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Shqipëri5 hours ago

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Pa vonesë Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndajë mbi 100 milionë euro për procesin e Apelit

Shqipëri8 hours ago

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Kosovë9 hours ago

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të objektit të EULEX-it

Shqipëri10 hours ago

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

Kosovë10 hours ago

“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep Qosja për arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni10 hours ago

Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

Kosovë11 hours ago

“Ky popull paska pas shpiuna”, Leonora Jakupi e ashpër, “90% e dëshmitarëve ishin shqiptarë”

Kosovë11 hours ago

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

NA NDIQ NË FACEBOOK