Connect with us

Sport

Mesazhi i urimit të Presidentit Duka për vitin e ri 2021!

Publikuar

“Të dashur miq!
Së pari uroj të jeni mirë dhe shëndet dhe pranë njerëzve tuaj të dashur në këtë fundvit. Po lëmë pas një vit të vështirë e me shumë peripeci për të gjithë shoqërinë e veçanërisht për futbollin shqiptar.
Uroj me gjithë zemër që viti 2021 të kthejë faqen e historisë dhe të jetë krejt ndryshe nga viti 2020. Ka qenë një vit kalendarik që e ka përballur edhe futbollin, ashtu si edhe çdo fushë të jetës, me sfida të panumërta. Sfida që ne i kemi përballuar me sukses, duke qëndruar bashkë dhe duke qenë si gjithmonë solidar. Në fillim tërmeti i nëntorit 2019 e më pas pandemia Covid-19 na sprovuan fort, por ne nuk u dorëzuam. Mblodhëm fonde dhe tani kemi nisur rindërtimin e katër shtëpive me donacione të siguruara nga federata partnere dhe skuadra kombëtare.
Në kulmin e karantinës së imponuar nga pandemia ne iu gjendëm pranë komunitetit të futbollit, që u braktis në mënyrën më të dhimbshme nga qeveria, duke siguruar dy paga për punonjësit e futbollit kudo në Shqipëri përmes paketës së solidaritetit futbollistik. Rifilluam të gjitha garat dhe treguam se jemi të aftë të menaxhojmë çdo aktivitet futbollistik duke respektuar protokollet sanitare. Kombëtarja mbylli një edicion fantastik sa i takon rezultateve, duke marrë maksimumin në Nations League. Klubet shqiptare gjithashtu bënë një paraqitje mjaft të mirë në kompeticionet evropiane.
Ky vit i vështirë në fakt u mbyll me një lajm fantastik për shqiptarët. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që finalja e parë e kompeticionit më të ri evropian për klube Conference League të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në maj të vitit 2022. Një arritje historike që na bën krenarë e për të cilën duhet të gëzojmë të gjithë. Mezi presim t’i tregojmë botës një nga tiparet më dalluese të shqiptarëve, siç është mikpritja.
Uroj me gjithë zemër që pasojat e pandemisë të vijnë duke u zbehur dhe bota e qytetëruar të triumfojë mbi këtë të keqe të padukshme që i krijoi kaq shumë probleme njerëzimit.
Kjo është dëshira ime më e madhe për këtë vit ri. Me rikthimin e situatës në normalitet ne do t’u rikthehemi më në fund edhe të gjitha aktiviteteve për të çuar përpara zhvillimin e futbollit.
Ju uroj të gjithë gëzuar vitin e ri 2021! Qoftë një vit sa më i mbarë dhe i begatë për të gjithë shqiptarët dhe për futbollin! Gëzuar!”

Lajme40 minutes ago

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi

Maqedoni2 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Shqipëri3 hours ago

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

Lajme4 hours ago

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Maqedoni5 hours ago

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

Shqipëri5 hours ago

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Lajme6 hours ago

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Maqedoni7 hours ago

Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat

Shqipëri8 hours ago

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

Lajme9 hours ago

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Maqedoni10 hours ago

Mickoski: Kërkojmë zgjidhje për BE-në, por qeveria e kaluar na la një pozicion krejtësisht tradhtar dhe humbës

Lajme10 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

NA NDIQ NË FACEBOOK