Lajme
Me javë Sfillarja mbetet pa energji elektrike, EVN nuk sanon defektin?

Ndonëse temperaturat në këtë periudh kanë shkuar në minus gradë celcius, një pjesë banorëve të fshatit Sfillare të Poshtme në Komunën e Sarajit përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Qytetarët përmes një denoncimi që kanë shkruar në adresë të portalit Zyrtare.net ankohen se tash e disa javë janë pa energji elekrike.
Sipas tyre ekipet e EVN-së edhe pse shihen duke qarkulluar nëpër fshat dhe se shpesh i kanë njoftuar se po punojnë në riparimin e këtij defekti, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se ata sërish vazhdojnë të mbesin pa energji.
Zyrtare.net gjatë ditës së nesrëme do të tentoj të marrë prononcim nga kompania EVN lidhur me këtë problem.


















