Lajme
Me 25 yje që simbolizojnë mjekët e vdekur nga Covid-19, pema e Vitit të Ri rikthehet në Tiranë (FOTO)

Pema e Vitit të Ri është rivendosur nga Bashkia e Tiranës dhe duket edhe më e bukur se para djegies së një tjetre ditë më parë nga një grup protestuesish.
Ndryshe nga hera e kaluar, bredhi është dekoruar me 25 yje, si simbol që personifikojnë 25 mjekët që kanë humbur betejën nga COVID-19, përcjellë Klan Kosova.
Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka ndarë për ndjekësit foto nga pema që ka ndezur dritat sërish dhe ku vezullojnë 25 yjet.
”Sa e bukur është Tirana e festave! Pema e Vitit të Ri vezullon edhe më fort me 25 yjet, që simbolizojnë jetët e mjekëve që na mori pabesisht Covid-19”, shkruan Veliaj.
.





















