Lajme
Maqedoni/ Do të shpallet konkurs për të paktën 500 nëpunës të rinj policor

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot paralajmëroi se shumë shpejtë do të shpallet konkurs për të paktën 500 nëpunës të rinj policor.
“Kemi trajnim që ka zgjatur dhe duhej të përfundojë në fund të vitit, por për shkak të asaj që ishte ndërprerë vazhdon deri në mars, ndërsa nga marsi do të na duhet grup i ri i kandidatëve të cilët do të fillojnë trajnim për nëpunës policor, në bazë të nevojave që i ka MPB në periudhën e ardhshme do të shpallet ai konkurs për të paktën 500 nëpunës të rinj policor”, informon Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ka folur për punën në MPB gjatë 100 ditëve të fundit.



















