Connect with us

Uncategorized

“Makthi i të gjitha grave”, historia e shqiptarit që tmerroi Gjermaninë, i ndiqte natën dhe më pas… (Çfarë dënimi i dha gjykata)

Publikuar

33-vjeçari nga Kosova, Hysen T, është dënuar të enjten me dymbëdhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermanisë. I njëjti akuzohet për tri vepra penale. Express u sjell historinë e kosovarit që tmerroi Gjermaninë për vite me radhë.

Sipas raportimit të BILD, kosovari është dënuar për përdhunim, grabitje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Për Hysen T., thuhet se ishte makthi i të gjitha grave atje. Ai i ndiqte gratë gjatë natës derisa ktheheshin në shtëpitë e tyre, i sulmonte dhe i përdhunonte.

Më 4 dhjetor, thuhet se i zuri pritë një gruaje 25-vjeçare në Stacionin Qendror të Dortmundit. Derisa ajo po qëndronte para ashensorit, ai e kishte goditur në fytyrë dhe më pas e kishte tërhequr shkalllëve.

“Ai e shtypi atë pas murit, e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë me grushte derisa ajo doli jashtë ashensorit. Pastaj e tërhoqi poshtë shkallëve”, kishte deklaruar Prokurori Petra Schacke Eßmann.

Por, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin akuzohet kosovari. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte ndjekur edhe dy gra të tjera rrugës për në shtëpi gjatë natës dhe i kishte goditur brutalisht.

Një prej grave kishte pësuar fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në rrezik për jetën, sipas aktakuzës. Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit. Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të thella në fytyrë.

Për fat të mirë, një fqinj i kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, dhe sulmuesi kishte ikur. Hysen T. më vonë ishte kapur një park pranë me veshje të përgjakura.

ADN-ja e tij i ndihmoi hetuesit të zbulonin se ai kishte qenë autor i një sulmi tjetër të pazgjidhur në vitin 2016, kur një grua tjetër ishte sulmuar dhe përdhunuar në pjesën veriore të qytetit.

Kur filloi gjykimi, i pandehuri fillimisht ishte i heshtur. Avokati i tij, Dieter Kaufmann njoftoi se klienti i tij shumë shpejt do të shqyrtohet nga një psikiatër.

Lajme33 seconds ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 minutes ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë6 minutes ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme7 minutes ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajme7 minutes ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni8 minutes ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Lajme8 minutes ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme2 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

Shqipëri2 hours ago

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Lajme3 hours ago

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Kosovë4 hours ago

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë ”, mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Maqedoni4 hours ago

Humbi jetën pasi dyshohet se e goditi rryma gjatë larjes së automjetit

NA NDIQ NË FACEBOOK