Connect with us

Lajme

LSDM, BDI dhe BESA bllokojnë projekte të rëndësishme për Çairin (FOTO)

Publikuar

Këshilli komunal i Çairit gjatë ditës së sotme po diskuton për buxhetin e vitit 2021. Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë dorëzuar dhjetra amandamente që synojnë projekte konkrrete kapitale.

Si duket koalicioni në nivel qëndror ka arritur të funksionoj perfekt edhe në nivel lokal. LSDM-BDI-BESA në mënyrë të përbashkët nuk votuan për amandamentet si në vijim:

Siç mund të shihet nga amandamentet, komuna e Çairit edhe sivjet ka anashkaluar:

1. Hapjen e një leximore për nxënës dhe studentë;

2. Rekonstruim të hapisrave rekreativo-sportive në Fushë Topanë dhe shkolla fillore Tefejuz;

3. Ndërtimin e ujësjellsit tek rruga Serava;

4. Ndërtimin e rrjeti të kanalizimit tek rruga Brigada e 7-të Shqiptare dhe Bajram Shabani;

5. Rikonstruimin e rugëve Klinska Lesa dhe Çellopek;

6. Përkrahjen e aktiviteteve sportive për klubet e femrave në futboll; 7. Përkrahjen e aktiviteve të qendrës rinore në komunën e Çairit;

8. Rikonstruimin e toalteve në shkollat fillore në territorin e komunës së Çairit;

9. Ndërtimin e toaleteve publike në Bit Pazar dhe Çarshinë e Vjetër;

10. Ndërtimin e garazhës në kate në kompleksin Çairçanja.

“Si edhe vitet tjera, edhe këtë vit, kemi një buxhet politik i cili vetëm kënaq nevojat administrative dhe të përditshme të administratës komunale e jo projekt zhvillimor dhe progresiv”, thonë këshilltarët nga koalicioni ASH-AAA.

NA NDIQ NË FACEBOOK