Connect with us

Uncategorized

Lleshaj: Si e përjetova jetëhumbjen e Klodian Rashës dhe pse dhashë dorëheqjen

Publikuar

më

Ministri i Rendit Sandër Lleshaj e quajti “rrufe në qiell të hapur” jetëhumbjen e Klodian Rashës nga plumbat e një efektivi policor, duke e konsideruar njëherësh si “të pakuptueshme” atë që ka ndodhur në mesnatën e para një jave në një rrugicë të Laprakës.

“Fatkeqësisht situata nuk ka qenë për armë. Reagimet e para ishin për tejkalim të kushteve të nevojshme. Unë mora këtë vendim, sepse ligji u tejkalua. Edhe deklarata e sotme e Prokurorisë, ishte në fakt deklaratë e SHÇBA-së. Veprimi ishte i pakuptueshëm! Është ngjarje e rëndë dhe e pakuptueshme dhe do të duhet të sqarohet thellë, ndërsa duhen hetime edhe më tej. Duhet dhënë përgjigja se ‘pse ndodhi ngjarja”, tha Lleshaj në Real Story të Sokol Ballës. Sipas tij, dorëheqja ishte një akt që duhet të ndodhte dhe se atë nuk e ka ndërmarrë nën asnjë lloj presioni.

“Humbja e jetës së një njeriu në terren më detyroi të reflektoj së pari si njeri në respekt të familjes të të ndjerit, që drejtoi sytë nga shteti. Motivi tjetër ishte edhe politik. Për këtë ngjarje, reaguan edhe ata përfaqësues të politikës së vjetër, që janë përgjegjës për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në mes të Tiranës dhe që justifikojnë dhunën shtetërore dhe barbare në mes të qytetit. Unë reagova dhe ndaj tyre, për t’ju thënë se nuk jam njësoj me ju. Por e para ishte reagimi moral e njerëzor ndaj familjes, që priste nga shteti një vlerësimk serioz”, tha Lleshaj, duke shtuar:

“Është fare e thjeshtë kam dhënë dorëheqjen me qetësi dhe shumë vendosmëri. S’ka pasur asgjë tjetër. Mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht nga gjërat, aq më tepër heq dorë nën presion. Nëse do kishte ndonjë presion do kishte ndodhur e kundërta. Është rezultat jo i një situate, por i një momenti. Nuk kemi një kontekst të madh para largimit, por një ngjarje, një ‘rrufe në qiell të hapur’, që kërkon reflektim që shkaktoi një impakt tek unë. Është një ngjarje e vetme, e papritur, e pallogaritur”- përfundoi Lleshaj.

.

Shqipëri5 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme1 hour ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri5 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni6 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni6 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme6 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme6 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK