Connect with us

Lajme

Lleshaj: 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria

Publikuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic ka thënë se viti 2020 shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Ai theksoi në një shkrim në Facebook se arsyet e këtij siç e ka quajtur ai suksesi historik gjenden tek shumë faktorë si: vullneti i paepur politik; angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

“Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë fitore të rëndësishme”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK