Sport
Lewandowski përkrah Messit dhe Ronaldos në garën për më të mirin e vitit nga FIFA!


Nga 11 tashmë kandidaturat për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2020, ose siç njihet ndryshe FIFA The Best Player janë vetëm 3. Ashtu siç edhe pritej përkrah Messit dhe Ronaldos dy futbollistëve që kanë bërë ligjin gjatë viteve të fundit përsa i përket çmimeve individuale, është edhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowksi i cili është edhe favoriti kryesor për të fituar këtë vit. Leva arriti suksesin e 3-fishtë me Bayernin sezonin e kaluar dhe arriti të realizonte një “mal” me gola duke rezultuar deçiziv në shumicën e ndeshjeve për bavarezët dhe do të ishte një mëkat që polaku të mos shpallej lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2020, duke patur parasysh edhe faktin që Topi Artë që jepet nga revista franceze France Football nuk do të akordohet fare në këtë vit të pazakontë.
Garë do të ketë edhe për çdo repart, me FIFA-n që ka shpallur kandidaturat për portierin dhe portieren më të mirë), trajnerin dhe trajneren më të mirë, futbollisten më të mirë femer të vitit 2020 dhe fituesin e çmimit Puskas.
Portieri më i mirë: Neuer (Bayern Munchen), Alisson (Liverpool), Oblak (Atletico Madrid)
Trajneri më i mirë: Flick (Bayern Munchen), Bielsa (Leeds), Klopp (Liverpool)
Çmimi Puskas: (Goli më i bukur): De Arrascaeta (Flamengo), Son (Tottenham), Suarez (Barcelona)
Futbollistja më e mirë: Harder (Danimarka), Renard (Lyon), Bronze (Manchester City)
Portieria më e mirë: Bouhaddi (Lyon), Naeher (Chicago Red Stars), Endler (PSG)
Trajneria më e mirë: Hayes (Chelsea), Vasseur (Lyon), Wiegman (Holanda)


















