Religjion
Le t’i shlyejmë gabimet për t’i ruajtur lidhjet vëllazërore…

Le t’i shlyejmë gabimet për t’i ruajtur lidhjet vëllazërore, e mos t’i shlyejmë lidhjet vëllazërore për shkak të disa gabimeve
Po bisedonin dy muslimanë të moshuar, dhe njëri e pyeti tjetrin:
“Sae ke shitur vëllanë musliman me
të cilin nuk keni raporte të mira?”
Tjetri u përgjigj: “E shita për 90 gabime.”
I pari i tha: “E paske shitur lirë!”
Le të mendojmë pak për këtë lloj të tregtisë
dhe ‘shitjes’, para se të pendohemi për shkak ndërprerjes së lidhjeve
vëllazërore dhe humbjes së miqësisë.
Secili musliman do të mbetët i habiturpër
faktin, se një musliman ia ka falur vëllait të tij musliman 89 gabime, kurse
pastaj pas gabimit të 90, e ka ‘shitur’ dhe e ka lënë vëllanë e tij.
Por, habi edhe më të madhe shkakton personi i
parë, i cili e ka fajësuar pse e ka shitur vëllanë e tij për 90 gabime, sepse lidhja
vëllazërore nuk ka asnjë çmim në këtë botë, dhe vëllait musliman i falen shumë
më tepër sesa 90 gabime, pasiqë 90 gabime janë çmim shumë i lirë për vlerën që
ka vëllai musliman.
Prandaj, le të shikojë secili prej nesh se sa
gabime vlen vëllai ose miku i tij, dhe sidomos sa vlen një nga më të afërmit
tanë, dhe sa gabime jemi të gatshëm t’ia falim për t’i ruajtur marrëdhëniet
tona vëllazërore dhe familjare?
Kushdo që mendon pak më mirë për realitetin
tonë, dhe kush i njeh kushtet e njerëzve në mjedisin e tij, dhe tjetërsimin që
mbizotëron mes njerëzve, do të shohë se ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta ‘shesin’
vëllain e tyre musliman për një gabim të vogël, madje ka edhe nga ata që i ‘shesin’
vëllezërit e tyre pa ndonjë gabim të dukshëm, por vetëm në bazë të asaj që për
vëllain e tij musliman ia përcjellin ngatërrestarët dhe gënjeshtarët.
Ndoshta pas një mendimi të tillë, do të pendohemi
për ‘shitjen’ e atyre të cilët dikur ishin miqtë tanë, kurse ne i lamë dhe i
refuzuam për shkak të gabimeve të tyre ndaj nesh, të cilat në sytë tanë ishin
të pafalshme, dhe ndoshta do ta ngremë çmimin e lidhjes vëllazërore dhe
shkallën e gabimeve në nivelin më të lartë të mundshëm.
Vlerën e vërtetë të çdo vëllai musliman, me të
cilin kemi marrëdhënie, ne do ta ndjejmë vetëm atëherë kur e humbim, ose kur ai
vdes. Prandaj, mos ta ‘shesim’ lidhjen vëllazërore, pavarësisht nga numri i
gabimeve që ka bërë një vëlla musliman!
Le të mbajmë në mend gjithmonë ajetin e
Kuranit, në të cilin përmenden besimtarët që e meritojnë xhenetin, ku në mesin
e tyre janë edhe ata:“Të cilët … e fshehin zemërimin, e ua falin fajet
njerëzve…” (Alu Imran, 134)
Nuk ka asnjë kuptim puthja e kërkim faljes në
ballin e vdekur të vëllait musliman, i cili largohet nga kjobotë, por le të
jemi të sjellshëm dhe të dhembshur me njëri-tjetrin derisa jemi akoma gjallë.
Le t’i shlyejmë gabimet për t’i ruajtur lidhjet
vëllazërore, e mos t’i shlyejmë lidhjet vëllazërore për shkak të disa gabimeve.
Abdusamed Nasuf Bušatlić;
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)






















