Kosovë
Lajthit Baton Haxhiu: Protestë pa qëllim. Pse protestoni?

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 8 dhejtor në Tiranë ku oficeri i policisë qëlloi për vdekje të riun 25 vjeçar Kloadian Rasha ka nxitur reagime dhe protesta në vend.
Vala e protestave ditën e sotme bëri që shumë qytetarë të mblidhen nëpër sheshet e qyteteve shqiptare kundër forcave policore për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e këtij rasti.
Lidhur me këtë rast në emisionin ‘Opinion’ ishte i ftuar gazetari kosovar Baton Haxhiu i cili akuzohet edhe si bashkëpuntor i serbëve, protestën e sotme e cilësoi si ‘protestë pa qëllim’.
Baton Haxhiu drejtpërdrejt akuzoi qytetarët që sot kërkonin drejtësi duke iu drejtuar me fjalët: Protestë pa organizator. Pse dilni në protesta kur ska asnjë qëllim?
Siç duket sipas Haxhiut qëllimi i këtyre protestave nuk qenka i mjaftueshëm për ti mbushur mendjen gazetarit.
Baton Haxhiu për vite me rradhë është akuzuar edhe si njeri i UDB-së dhe mik i ngushtë i Ivica Stanishiçit, nga media dhe figura të ndryshme publike./Lajme.al
.




















