Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Përshkallzohen protestat në Tiranë, përplasje mes protestuesve e Policisë (VIDEO)

Sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë te Ministria e Brendshme në Tiranë. Qindra qytetarë protestuan pë vrasjen e Klodian Rashës nga policia.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Mes protestuesve ka gra e vajza dhe shumë qytetarë nuk janë ndjerë mirë.
Protestuesit janë zhvendosur më pas në Sheshin “Skënderbej” ku edhe kanë thyer disa xhama te Muzeu Kombëtar.
Policia i ka ndjekur protestuesit, të cilët revoltën e kanë vijuar te Rruga e Durrësit. Ndërkohë një pjesë e qytetarëve vijojnë të qëndrojnë te Ministria e Brendshme, pavarësisht se u hodh gaz lotsjellës.




















