Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Breshëri automatiku në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në Elbasan. Siç mëson abcnews.al, të shtënat, nga një armë e dyshuar si kallashnikov kanë ndodhur në aksin Elbasan-Mengël.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe për momentin nuk ka të dhëna se cili ka qenë objektivi i të shtënave.
Policia po shkon në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e të shtënave.

















