Connect with us

Sport

Lajm i zi për futbollin europian, COVID-19 i merr jetën ish-trajnerit të Shqipërisë

Publikuar

Oto Bariç nuk jeton më! Lajmin e hidhur për vdekjen e ish-trajnerit të Shqipërisë në vitet 2006-2007 e kanë dhënë pak minuta më parë mediat kroate. Trajneri legjendar ka ndërruar jetë prej koronavirusit në moshën 88-vjeçare, shkruan Panorama.

Bariç mbahet mend te Shqipëria për disa ndeshje mjaft të mira që skuadra kuqezi zhvilloi, duke pasur një dorë të madhe në skuadër në aspektin taktik.

Që prej largimit nga kuqezinjtë, Bariç nuk drejtoi më skuadra. Në të kaluarën ai ka qenë edhe në krye të Kombëtares së Kroacisë dhe Austrisë, e gjithashtu i klubeve të njohura si Rapid Vjenë, Shturm Grac apo edhe Shtutgart në Gjermani.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate, Bariç ndërroi jetë në spitalin e Dubravës në Zagreb, ku prej 7 ditësh ishte i shtruar.

NA NDIQ NË FACEBOOK