Connect with us

Lajme

Kush janë liderët kosovarë që mbajtën fjalim në Parlamentin e Shqipërisë?

Publikuar

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot fjalim në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë adresim, ajo kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë Rezolutën që dënon krimet e Serbisë në Kosovë.

Megjithatë, Vjosa Osmani është vetëm e dyta lidere e shtetit të Kosovës, e cila i është drejtuar Parlamentit Shqiptar, njofton Klan Kosova.

Këtë nuk e bënë as ish-presidenti Behgjet Pacolli, as ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, por as dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Por më 2015-ën ishte Atifete Jahjaga në detyrën e Presidentes së Kosovës, e para ajo e cila iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si një liderë apo përfaqësuese e shtetit të Kosovës.

 

.

NA NDIQ NË FACEBOOK