Connect with us

Lajme

Krimi që tronditi Beratin, kush është biznesmeni që vrau qiramarrësin e stallës së derrave (EMRAT)

Publikuar

Një ngjarja e rëndë tronditi Beratin mëngjesin e sotëm, ku pronari ekzekutoi me kallashnikov personin të cilin i kishte dhënë me qera një objekt që viktima e shfrytëzonte si stallë derrash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj, ndërkohë që bëhet me dije se personat kishin konflikte të vazhdueshme, me pronarin i cili e ofendonte dhe shante qiramarrësin e tij.

Viktimë e debatit të sotëm që nisi për motive të dobëta ka mbetur shtetasi 41-vjeçari Ajet Guneli. Policia ka mundur të bëjë arrestimin e menjëhershëm të autorit të krimit, i cili është 44-vjeçari Vangjel Polovina.

Autori i krimit u ndalua në momentet që ai po tentonte të largohej me mjetin e tij furgon, ku kishte fshehur dhe armën kallashnikov me të cilin ekzekutoi Gunelin.

NA NDIQ NË FACEBOOK