Connect with us

Kosovë

Kosova dhe Serbia përplasen në takimin virtual të CEFTA-s

Publikuar

më

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka replikuar me sekretaren shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila në një takim virtual të anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet. Ministri Krasniqi i është kundërvënë duke ia bërë të ditur se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës.

“Pak ka rëndësi se a na njeh Serbia. Ne po përpiqemi të kemi raporte të një fqinjësie të mirë. Por duhet ta dini se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, si e tillë është e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës. Prandaj edhe kërkesat e mia si ministër, që Kosova të trajtohet si e tillë, janë legjitime dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës. “Kërkesën për heqje të emërtimit UNMIK-Kosova e kam bërë edhe në takimet që kam zhvilluar në Bruksel, në Sekretarinë e CEFTA-s dhe po e përsëris edhe në këtë takim se Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë të trajtohet nga të gjithë anëtarët e CEFTA-s”, u shpreh ministri Krasniqi.

Kreu i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, po ashtu ka kërkuar nga të gjithë anëtarët ta respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s, me theks të veçantë Serbia e cila po u nxjerr telashe bizneseve dhe mallrave të Kosovës kur kalojnë transit nëpër Serbi.

“Deri tashti shenja e konformitetit, sipas marrëveshjes së CEFTA-s (CE), nuk po zbatohet nga shteti i Serbisë, andaj ju paralajmëroj se në zbatim të marrëveshjes do të marrim masa që në shtetin e Kosovës të hyjnë vetëm ato mallra që kanë shenjën e konformitetit CE”, deklaroi në fund ministri Krasniqi.

.

Lajme24 minutes ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota36 minutes ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni54 minutes ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri1 hour ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme2 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni2 hours ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Kosovë2 hours ago

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Maqedoni3 hours ago

Dy policë janë suspenduar nga detyra, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri

Shqipëri3 hours ago

Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerëve u gjendet drogë për shitje!

Lajme4 hours ago

VLEN bojkoton 25-vjetorin e UEJL-së/ Mexhiti dhe Kasami refuzojnë ftesën për ceremoninë

NA NDIQ NË FACEBOOK