Lajme
Kontesti Maqedoni – Bullgari, ska marrëveshje mes komisioneve

Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët Historik Maqedonas-Bullgar përfundoi pa sukses, konfirmuan dy bashkëkryesuesit e Komisionit, Angel Dimitrov nga pala Bullgare dhe Dragi Gjorgiev nga pala Maqedonase pas takimit online dy-ditor.Dimitrov tha se rezultati i takimit është zero dhe ai akuzoi kolegët e tij maqedonas për refuzimin e nënshkrimit të procesverbalit nga takimet e mëparshme, përcjell Zyrtare.net
“Kolegët tanë u përpoqën që gjithkund të vendosin ” maqedonisht “, e cila nuk është në përputhje me praktikën e vendosur.Pika për Car Samuel përfundoi pa rezultat, sepse, pala maqedonase hoqi dorë nga një tekst i përbashkët i përgatitur tashmë.Fatkeqësisht ne po lëvizim shumë ngadalë, si një breshkë.” – theksoi Angel Dimitrov, Kryetar i komisionit historik të Bullgarisë.
Kryetari I komisionit Dragi Gjorgiev, konfirmoi se nuk kishte përparim në negociatat e sotme ndërsa penges ishte ishte mbiemri “maqedonas” dhe figura e Car Samuelit.
Takimi kaloi në një atmosferë akademike në një diskutim të frytshëm, i cili fatkeqësisht nuk solli ndonjë rezultat. Ka dy procesverbale që nuk janë të nënshkruara dhe këtu problemi kryesor është përdorimi i mbiemrit maqedonas. Ekziston një interpretim i ndryshëm i Marrëveshjes së Prespës, sipas kolegëve bullgarë, përdorimi i mbiemrit ‘Maqedonas” është plotësisht i kufizuar, theksoi Dragi Gjorgiev, Kryetar i komisionit nga RMV.
Gjithashtu sipas tij problem kryesor është edhe se shmanget perspektiva e shumëfishtë në librat shkollorë të historisë dhe ideja e imponimit të një zgjidhjeje të vetme. “Ne kemi pikëpamje kontradiktore mbi mënyrën se si duhet të shkruhen rekomandimet për qeveritë tona dhe si duhet të duken librat shkollorë të ardhshëm në Maqedoni dhe Bullgari, tha Gjeorgiev./Zyrtare.net/
















