Connect with us

Sport

Konfirmohet dënimi, 2 vite burg për ish-sulmuesin e Juves!

Publikuar

2 vite burg për ish-sulmuesin e Juventusit dhe kombëtares italiane Vincenzo Iaquinta. Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin për ish-bomberin i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë. Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babai i Iaquintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit.  I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin. Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjesimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

NA NDIQ NË FACEBOOK