Lajme
Kolona të gjata në kufijtë evropianë, mërgimtarët s’i ndal as koronavirusi që të vijnë në vendlindje

Kolona të gjata të mërgimtarëve të cilēt ia kanë mësyer Kosovës dhe Maqedonisë kanë shkaktuar tollovi nëpër kufij të Evropës.
“Mendojeni mirë, para se te niseni kete vikend per Kosove: Ju presin kolona te gjata ne çdo pike kufitare; e ato shkojne deri ne 10 km. Kurse pritjet 3, 5 e me teper ore. Pritjet ne kufirin Gjermani-Austri shkonin mbi dy ore. Austri-Slloveni, ne tunelin Karawanka, 10 km kolone, pritjet me teper se 3 ore. Slloveni-Kroaci kolone e gjate dhe thuajse nuk levizte fare”, shkruan Bekim Dalipi i cili ishte nisur nga Zvicra drejt Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
Pjesa dermuese e veturave ne kolone, jane me tabela te Zvicres, pra pa dyshim nje numer i larte i tyre shqiptare.
Madje, udhëtarët deklarohen se oficerët kufitarë qëllimshëm po shkaktounë kolona të tilla.


















