Sport
Khabib do të rikthehet në kafaz, ja me kë do të ndeshet

Daniel Cormier, ish-kampioni i dyshtë i botës në artet marciale mikes dhe mik i ngushtë i Khabib Nurmagomedov, u shpreh se rusi do të rikthehet në kafaz. Gjithsesi, rivali i tij nuk do të jetë Conor McGregor por legjenda kanadeze e arteve marciale mikes Georges St-Pierre.
Sipas Cormire, Khabib dhe presidenti i UFC-së, Dana White, do të takohen në mesin e janarit, para eventit UFC-257. Aty ata do të diskutojnë për rikthimin e rusit në kafaz. Khabib mban titullin e peshës së lehtë, por me shumë gjasa ai mund të duelojë në një peshë tjetër.
“Unë dua të ruaj marrëdhënien e mirë që kam me Khabib të gjithë e dimë që karriera e tij është e jashtëzakonshme. Khabib do të rikthehet vetëm për një duel të madh dhe ajo është sda ndaj St-Pierre. Janë dy legjenda dhe kjo do të ishte sda e përkryer për të dy”, tha Cormier, transmeton Telesport.
Georges St-Pierre ka qenë kampion i dyshtë bote në peshën e mesme dhe atë “welter” dhe ka një rekord prej 26 toresh e 2 humbje. Kanadezi nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2017, ndërsa rusi ka rekordin e 29 toreve e 0 humbje.
Dueli i fundit i Khabib është në shtator të këtij viti.






















